INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E diela në plazh?! Shikoni një herë çdo të ndodhë me motin

E diela në plazh?! Shikoni një herë çdo të ndodhë me motin

Publikuar më: 17:00 22-06-2019

Kushdo që sot nuk kishte mundësi të pushonte buzë bregdetit dhe planet afatshkurtra i ka lënë për të dielën, sigurisht që leximi i parashikimit të motit është gjëja e parë që duhet të bëjë.

Ç’thuhet për nesër?

Edhe e diela do të dominohet nga temperatura tepër të nxehta, ku vlerat maksimale do të arrijnë deri në 37°C. Ndonëse nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, moti do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme. 

Temperaturat në orët e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje prej 3- 4 gradë ndërsa ato të mesditës do të jenë në pothuajse të njëjtat vlera me ato të ditës së shtunë (sotme), duke përjashtuar një rënie të lehtë në zonën e veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502