Loredana ka thyer heshtjen dhe ka folur sot në lidhje me jetën private dhe karrierën.
E ftuar në emisionin “NIN”, Loredana nuk mund të rrinte pa komentuar këngën ‘Dhelpër dinake’ të Mozzik që u komentua se i dedikohet asaj.
Pavarësisht mohimit nga ana e Mozzik Loredana e di që teksti ka qenë i dedikuar për të. Por kjo nuk e ka shqetësuar reperen më shumë sesa klipi.
“Nuk më ka pëlqy që i ka pasë 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”, deklaroi Loredana
“E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga. Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, shtoi reperja.