INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini çfarë është INFJ? Nëse keni këto 12 karakteristika, atëherë keni personalitet TË RRALLË!

E dini çfarë është INFJ? Nëse keni këto 12 karakteristika, atëherë keni personalitet TË RRALLË!

Publikuar më: 22:10 24-10-2018

A jeni ndjerë ndonjëherë shumë të ndryshme nga njerëzit rreth jush?

Kjo është shpesh një ndjenjë normale, pjesë e përvojës sonë shoqërore njerëzore.

Por kjo mund të tregojë diçka shumë të veçantë: që ju jeni një person i rrallë dhe që jeni pjesë e një grupi të përzgjedhur njerëzish me personalitetin më të rrallë në botë, INFJ (intuitive Introvert of Feeling and Judgment).

Personaliteti INFJ, i karakterizuar nga dimensionet psikologjike të introversionit, intuitës, ndjeshmërisë dhe gjykimit, sipas Carl Jung përfaqëson 1% të popullsisë.

Është vlerësuar se vetëm 1.5-2% e popullsisë botërore ka këtë lloj personaliteti, i cili tashmë është identifikuar në personalitete të tilla të mëdha si Martin Luther King, Nelson Mandela dhe Nënë Tereza.

Më poshtë janë 12 tiparet kryesore të personave INFJ. Nëse i dalloni tek vetja, ka të ngjarë që i përkisni tipit më të rrallë të personalitetit në botë, hidhini një sy!

1- GJITHMONË KËRKOJNË TË VËRTETËN

Këta njerëz janë të përkushtuar për të kërkuar të vërtetën rreth ekzistencës njerëzore, kështu që vazhdimisht angazhohen në çështje kozmike dhe përpiqen të gjejnë një kuptim më të thellë në gjithçka që i rrethon.

BESOJNË NË FUQINË E NDJENJAVE

Ata janë të lidhur ngushtë me ndjenjat dhe intuitat e tyre dhe mbështeten në to për të udhëhequr jetën e tyre. Kur ata mendojnë se diçka nuk është e drejtë, kërkojnë një mënyrë për të zgjidhur gjërat, pa e braktisur origjinalitetin e tyre.

3- FOKUSOHEN NË GJËRAT QË VËRTETË KANË RËNDËSI

Njerëzit me personalitete INFJ fokusohen në atë që me të vërtetë ka rëndësi dhe lënë mënjanë problemet dhe vështirësitë e vogla. Vizioni i tyre është i gjerë dhe i fokusuar në qëllimet, prandaj ata përballen me sfidat e jetës me optimizëm. Kur ndodh diçka e papritur, në vend të dëshpërimit, ata reagojnë duke kërkuar alternativa.

4- PREFEROJNË GRUPET E VOGLA

Këta njerëz nuk bien dakord me një numër të madh njerëzish dhe janë të kujdesshëm se kë autorizojnë të hyjë në jetën e tyre. Prandaj, ata kurrë nuk do të kenë shumë miq. Ata nuk kanë frikë të ndërpresin gjithçka që është negative dhe u shkakton parehati.

5- JANË TË DEDIKUAR

INFJ kupton që të gjitha rezultatet e jetës rrjedhin nga puna, nga përkushtimi. Prandaj, ata kurrë nuk u ikin përgjegjësive të tyre. Ata japin më të mirën në çdo gjë që bëjnë.

6- KANË NJË AFTËSI TË VEÇANTË PËR TË LEXUAR NJERËZIT

Ata kanë një aftësi të madhe për të lexuar njerëzit rreth tyre nëpërmjet vëzhgimit. Kjo i ndihmon ata që të kuptojnë më mirë se kush është me të vërtetë me vlerë dhe kush jo.

7- EMPATIA ËSHTË “MBIEMRI” I TYRE

Ata që posedojnë personalitetin INFF kanë tendencë të jenë jashtëzakonisht empatikë dhe bujarë me njerëzit. Ata gjithmonë janë të gatshëm të ofrojnë një përqafim apo një fjalë ngushëllimi për këdo që ka nevojë për të. Ata janë njerëzit idealë për të shkuar në kohë pasigurie dhe dhimbjeje.

I NJOHIN PRIORITETET

Ata i japin prioritet cilësisë mbi sasinë dhe mendojnë se ne duhet të japim më të mirën në atë që bëjmë, ose më mirë të mos bëjmë asgjë.

9- SHKRUAJNË

INFJ-të janë shkrimtarë të pasionuar dhe shpesh preferojnë të komunikojnë përmes shkrimit. Ata flasin për tema të ndryshme dhe gjejnë paqe dhe qetësi kur janë në kontakt me fjalën.

10- JANË NJERËZ EXTREMË

Dhe ata lëvizin nga një ekstrem në tjetrin. Kurrë nuk e dimë se cila mund të jetë gjendja e tyre mendore, gjë që e bën paksa të vështirë të dish kur t’u afrohesh ose kur t’u qëndrosh larg.

11- JANË TË AFTË PËR TË BËRË ASOSACIONE

Ata janë të mirë në lidhjen e pikave dhe gjetjen e lidhjeve, edhe atje ku duket se nuk ka mundësi për ta bërë këtë.

12- JANË MIQ TË VETMISË

Ata e dinë rëndësinë që kanë momente të vetmisë në jetën tonë dhe kështu gjejnë kohën, kur është e mundur, të qëndrojnë vetëm me veten, duke u kushtuar vëmendje gjërave që i bëjnë me të vërtetë të lumtur. /

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771