INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini çfarë ju duhet këtë verë? Një make-up bronz!

E dini çfarë ju duhet këtë verë? Një make-up bronz!

Publikuar më: 11:00 22-05-2016

Vera është duke u afruar, por si mund te ambietohemi me ndryshimin e kohës për sa i përket pjesës së make up-it?


Si fillim mirë do ishte, para se të aplikojmë cdo lloj grimi te fytyra, të vendosim një krem dielli për ta mbrojtur atë dhe për të hidratuar fytyrën. Në këtë mënyrë dhe fondatina që do aplikojmë më vonë do kombinohet me lëkurën në mënyrë më natyrale.

Pasi kemi aplikuar kremin e diellit do vazhdojmë me fondatinën, mirë do ishte të përdorim një nuance më të errët se ajo që përdorim zakonisht. Në këtë mënyrë lëkura do duket sikur është nxirë nga dielli, por bëni kujdes! Më mirë do ishte të mos përdorni fondatinë shumë më të errët sepse rezultati nuk do jetë ai që dëshironi.

Pastaj vazhdojme me pjesën e syve, ku do përdorim vetëm dy nuanca. Për të theksuar cepin e syve do përdorim një nuancë kafe të errët dhe për pjesën brenda syrit një nuancë bezhë të celët. Theksojmë se nuancat që do përdorim janë me shkëlqim pasi në këtë mënyrë do theksojnë sytë, si dhe duke reflektuar dritën e diellit do i bëjnë sytë të duken më të mëdhenj. Për t'i theksuar, do aplikojmë rimel lart dhe poshtë.

Formimin e vetullave e keni vetë në dorë, pasi cdo fytyrë është ndryshe dhe jo cdo formë vetullash shkon në cdo fytyrë. Dicka që duhet të keni në mendje është kombinimi i ngjyrës së lapsit për vetullat me ngjyrën që keni vetë.

Për pjesën e konturimit do përdorim të njëjtat nuanca që perdorim dhe për pjesën e syve, në këtë mënyrë dhe theksojmë tiparet mjaftushëm, por i mbajmë në harmoni me pjesën tjetër të fytyrës. Pasi mbarojmë konturimin e fytyrës, do e theksojmë akoma më shumë duke shtuar nuancë bezhë me shkëlqim lart konturimit dhe te pjesët që duam të nxjerrim në pah, psh poshtë dhe lart vetullave, poshtë dhe lart buzëve dhe te pjesa e hundës. Pastaj me një furce të madhe do i sfumojmë të gjitha bashkë që të mos duken si vijëzime.

Në fund ngelen buzët në të celët ku do aplikojmë një buzëkuq rozë të celët dhe pak shkëlqim.

Bronze all around është një look që kombinohet me cdo stil dhe është perfekte gjatë verës.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273