INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini cilat janë taksat që mund të paguani elektronikisht duke shmangur  radhën…

E dini cilat janë taksat që mund të paguani elektronikisht duke shmangur radhën…

Publikuar më: 12:05 19-05-2019

Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania.

“38,030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2019, për individët dhe subjektet e interesuara. Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre” njoftojnë Tatimet.

Ja cilat janë disa nga pagesat që mund të bëhen online:

-Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
-Tatim i Lojërave të Fatit
-Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
-Tatim i Mbajtur në Burim
-Tatim mbi Vlerën e Shtuar
-Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
-Tatim Fitimi
-Tatim mbi të Ardhurat Personale
-Taksat Kombëtare
-Tarifat Kombëtare
-Renta minerare
-Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
-Detyrime globale/Penalitetet

Tatimet evidentojnë se ‘ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324