INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini cili është sekreti i jetëgjatësisë…habit studimi për gratë

E dini cili është sekreti i jetëgjatësisë…habit studimi për gratë

Publikuar më: 11:21 23-01-2019

Sekreti i jetëgjatësisë është një nga pikëpyetjet e cila vijon të mundojë shumë njerëz.

Por a e dini se gjatësia dhe pesha mund të jenë dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e e grave, por jot ë burrave.

Por për të dyja gjinitë vlen principi se ushtrimet fizike ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut.

Është ky rezultati në të cilin ka arritur studimi i realizuar nga Universiteti i Maastricht.

Rreth 7807 persona përfshirë burra dhe gra të grupmoshës nga 68-70 vjec dhanë informacione të detajuara lidhur me peshën, gjatësinë, peshën në moshën 20 vjecare dhe aktivitetin fizik që bënin gjatë kohës së lirë.

Pjesëmarrësit në studim u monitoruan deri kur largoheshin nga jeta ose deri në moshën 90-vjeçare.

U pa se 16.7% e burrave dhe 34.4% e grave arritën të jetonin deri në moshën 90 vjec.

Studimi nxorri në pah se gratë në këtë moshë ishin më të gjata se mesatarja, peshonin më pak si në kohën edhe kur ishin 20-vjeç.

Ekspertët nënvizuan se gratë më të gjata se 1.75 centimetra kishin 31% më shumë mundësi të arrinin moshën 90 vjecare krahasuar me gratë që ishin më pak se 1.60 centimetra.Por një lidhje e tillë nuk u pa tek burrat.

Duke u ndalur tek aktiviteti fizik, burrat që lëviznin më shumë rreth 90 minuta në ditë kishin 39% më shumë mundësi të arrinin moshën 90 vjecare, krahassuar me ata të ciët lëviznin më pak se 30 minuta.

Sa i përket grave ato që lëviznin 30-60 minuta në ditë kishin 21% më shumë mundësi të përjetonin moshën 90-vjecare.

Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se jo vetëm gjatësia përcaktoka jetëgjatësinë tonë por edhe aktiviteti fizik, për këtë arsye duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi.

Article Logic
Execution time: 0.0025548934936523