INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini efektin e lëngut të domates për organizmin?

E dini efektin e lëngut të domates për organizmin?

Publikuar më: 09:22 02-10-2018

Lëngu i domateve është shumë i dobishëm për organizmin. Ai përmban acide që duhen për procese të nevojshme metabolike.

Fatkeqësisht, ne zakonisht e konsumojmë atë nga shishe të gatshme të blera në supermarket.

Shumica prej nesh nuk dinë se kur domatet konservohen dhe zihen më tepër acidet organike, ato bëhen inorganike dhe të dëmshme për trupin tonë.

Lëngu i freskët i domates përmban shumë sodium, kalium, kalcium, magnez, vitamina A dhe të tjerë elementë të nevojshëm.

Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe uljen e presionit të gjakut.

Domatet gjithashtu përmbajnë likopene, e cila ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe kancerin, duke zvogëluar mundësinë e sulmit në zemër dhe kancerit të prostatës.

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865