INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini kush e priti buqetën me lule në dasmën e Sarës dhe Ledionit? [FOTO]

E dini kush e priti buqetën me lule në dasmën e Sarës dhe Ledionit? [FOTO]

Publikuar më: 08:43 29-08-2018

Sara Hoxha dhe Ledion Lico kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vetëm pak ditë më parë. Çifti preferoi një ceremony private në liqenin e Como- s në Itali. Por edhe pse u mundua që gjithçka të mbahej larg vëmendjes mediatike, ishin postimet e të ftuarve ato që zbuluan mjaft detaje nga dasma.

Një ndër to që është zbuluar së fundmi është edhe vajza që ka pritur buqetën me lule të hedhur nga Sara. Nëse po mendoni se ka qenë e motra Lori, na duhet t’ju tregojmë se po gaboheni.

Sonela Lamaj është shoqja e motrave Hoxha, që duket se në një ditë kaq të rëndësishme për Sarën ja ka dalë të presë buqetën.

Bukuroshja ka ndarë ditën e djeshme në Instastory disa video e foto në të cilat na ka zbuluar se ka qenë pikërisht ajo “fatlumja” në dasmën e Sarës dhe Ledionit.

-640-0-5b8630d58a275.jpg

 

-640-0-5b8630d850c50.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389