INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini kush janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam? [VIDEO]

E dini kush janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam? [VIDEO]

Publikuar më: 18:38 06-11-2016

Një ndër programet që shumë prej nesh e mbajm në smartphone-in tonë është Shazam. Një aplikacion shumë i dobishëm, që e përdorim për të gjetur një këngë të cilën e dëgjojmë diku, por nuk i dimë titullin. E dini cilët janë këngët më të kërkuara nga dëgjuesit shqiptarë për momentin në “Shazam”?

5-Starboy-The Weeknd ft Daft Punk

Në vendin e 5-të, pozicionohet “Starboy”, njësoj si edhe albumi, dhe është një bashkëpunim i The Weeknd me dyshen franceze të muzikës elektronike, Daft Punk. Në këtë klip shohim një version të ri të kanadezit, teksa modeli i tij klasik i flokëve është zhdukur, për t’u zëvendesuar nga një Abel Tesfaye shumë më simpatik. Rreth 173 milion klikime numëron “Starboy” vetëm 1 muaj pas publikimit dhe plot 2.9 milion kërkime në Shazam. 

4-Vente Pa’Ca-Ricky Martin ft Maluma

"Vente Pa'Ca"  e Ricky Martin dhe Maluma, na jep ndjesinë e verës. Pasi bëjnë një selfie së bashku dhe e shpërndajnë në rrjetet sociale, dy artistët e njohur latin, organizojnë një festë madhështore në një nga hotelet e Miami-t. Pjesa tjetër është histori.... Kjo këngë ka ritmet e përsosura verore, që përveç se të kërceni,  do të iu bëjë të këndoni me këngën, edhe nëse nuk e dini gjuhën. 279 mijë kërkime në Shazam për “Vente Pa’Ca” dhe rreth 110 milion kërkime në Youtube. 

 3-Je m’nfous-Ridsa

Vendi i 3-të këtë javë për “Je m’nfous” e cila ka zbritur nga froni ku qëndronte për disa javë me rradhë. Një këngë franceze shumë ritmike, e kënduar nga këngëtari francez 26 vjeçari Ridsa. E publikuar në Youtube me 29 prill 2016, më shumë se 17 milion klikime, dhe rreth 341 mijë kërkime në Shazam.

 2-Hurts-Emeli Sande

Këngëtarja e talentuar Emeli Sande më në fund i është rikthyer muzikës, dhe sigurisht që në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo ka publikuar këngën e saj “Hurts”, pjesë e albumit “Long Live The Angels”, këngë me një beat fantastik, tekst emocionues, për të mos harruar zërin impresionues të këngëtares skoceze. 248 mijë kërkime në Shazam për “Hurts”, duke u rënditur kështu në vend të dytë në Shqipëri. 

1-Rockabye- Clean Bandit ft Sean Paul ft Sean Paul

Grupi britanik i muzikës elektronike Clean Bandit mesa duket ka goditur përsëri në shenjë, pasi ka bashkuar forcat me këngëtarin xhamaikan Sean Paul dhe artisten britanike Anne-Marie, për të krijuar “Rockabye”, që ka shumë gjasa të jetë një ndër këngët më të dëgjuara. Këngë në të cilën janë mishëruar mjaft mirë, muzika e Clean Bandit, stili i veçantë i Sean Paul dhe zëri brilant i Anne-Marie. Edhe pse ka dy javë që është publikuar, “Rockabye” rezulton si kënga e 3-të më e mirë për momentin në Britaninë e Madhe dhe më e kërkuara nga shqiptarët në Shazam, ku numëron rreth 434 kërkime dhe rreth 10 milion në Youtube.

  

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221