Tashmë edhe në rolin e parashikuesit. Doktori ka bërë një parashikim shumë interesant, por sa i vërtetë është ky parashikim po jua lë juve në dorë ta analizoni.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, Berisha ka folur për kamerat për krimin e organizuar dhe për kriminelët e kësaj qeverie, gjithmonë sipas tij.
Ftoj mediet të fokusohen me të gjithë potencialin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar, pasi po del e qartë se Shqipëria është në sundimin e plotë të drogës, të qeveritarëve të krimit. Ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë më agresive është në Shkodër. Vlorën e patë vetë si është katandisur. Drejtuesi i krimit të organizuar është Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi, ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës që unë e denoncova në Parlament", tha Sali Berisha.
“K jo shumicë po tregon se dhjetori, siç e ka, nis me frikë nuk e zë. Ruçi po fut në parlament metodat e vjetra policore. I bëj thirrje të heqë dorë se janë të patolerueshme", ky ishte parashikimi që bëri Doktori.