INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini përse ju qëndrojnë gjithmonë duart e ftohta? E zbuloni këtu

E dini përse ju qëndrojnë gjithmonë duart e ftohta? E zbuloni këtu

Publikuar më: 11:38 30-10-2018
Shpesh ndodh që njerëzit ankohen se duart e tyre janë të ftohta edhe kur nuk janë në një mjedis të ftohtë.
Ky nuk është një fenomen i pazakontë, sipas hulumtimeve, trupi rregullon temperaturën e tij dhe nuk duhet të ketë vend për t’u shqetësuar.
Ekspertët nga Klinika Mayo, e kanë sjellë këtë fenomen më afër pacientëve nëpërmjet shkaqeve dhe simptomave themelore, si dhe rekomandimet se çfarë duhet të bëjnë.
Megjithatë, nëse i keni duart e ftohta me një ndryshim në ngjyrën e lëkurës, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.
Duar të ftohta mund të tregojnë një problem me nervat ose qarkullimin e gjakut, si dhe me inde të dëmtuara në pëllëmbë apo gishta.
Simptomat më të zakonshme të duarve të ftohta: pëllëmbët e ftohta ose gishtat, ndryshimi në ngjyrën e lëkurës në duar (zakonisht blu ose të bardhë), ngurtësi ose djegie.
 
Shkaku i duarve të ftohta, përveç dhimbjes, në një mjedis të ftohtë, më shpesh tregojnë për qarkullimin e dobët të enëve të gjakut në duar.
Shkaqet shtesë të duarve të ftohta përfshijnë: anemi, diabet.
Nëse jeni të shqetësuar për duar vazhdimisht të ftohta, vizitoni mjekun për një kontroll. Ai mund të kontrollojë nëse shkaktohet nga një qarkullim apo problem nervor.
Qëllimi i terapisë është gjetja e shkakut. Ndryshimet në stilin e jetesës ose kushtet e punës mund të përmirësojnë simptomat.
Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041