INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini pse nuset mbajnë buqetë me lule? Shumë interesante!

E dini pse nuset mbajnë buqetë me lule? Shumë interesante!

Publikuar më: 10:54 21-07-2017
Ndër shekuj më parë, ka qenë tradita se nuset duhet të mbajnë një buqetë  me lule.
Meqë jemi edhe në periudhë dasmash, le të shohim si ka ndodhur që ka mbetur kjo traditë. Nëse mendonit se e bënin këtë për t’u dukur bukur, gaboheni, ja disa shpjegime pse ka ndodhur kjo gjë:
 
1. Era e mirë
Mesa duket në shekujt, 15 dhe 16, njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Nuset 1 muaj para se të martoheshin, I kushtonin shumë vëmendje aromës së mirë, para bëqarisë. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej edhe duke mbajtur një tufë me lule.
2. Shëndeti i mirë
Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do  ndikonte  mirë për shëndetin, dhe nuk do e linin të sëmureshin. Ato fusnin barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë. 
3. Fati i mirë
Dikur bestytënitë ishin më të mëdha. Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj sipas intv.al në ditën e dasmën, ato kishin një të tillë më vete. Mesa duket edhe në ditët e sotme ende besohet një gjë e tillë, përderisa buqetat me lule janë gjëja më krysore që ka me vete një nuse në ditën e saj të dasmës.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609