INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini që e keni ngrënë hamburgerin në mënyrën e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe?

E dini që e keni ngrënë hamburgerin në mënyrën e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe?

Publikuar më: 17:45 11-11-2018

Të hash një hamburger pa u bërë pis mund të jetë sfiduese. Përbërësit fillimisht dalin jashtë, salca të përlyen duart dhe fytyra jote është si një e fëmije 5 vjeç.

Por sipas njohësve të hamburgerëve, ne e kemi ngrënë këtë ushqim gabim gjatë gjithë jetës.

Themeluesi i portalit “Burger Lad”, Simon Dukes, zbuloi mënyrën e duhur sesi duhet ta hash një hamburger pa u përlyer dhe mund të surprizoheni.

“Burgerët shërbehen në mënyrën më estetike. Pjesa e sipërme (quhet kurora) është përgjithësisht më e trashë se pjesa e poshtme, kështu që për një eksperiencë më të mirë, duhet ta ktheheni atë mbrapsht për ta ngrënë. ‘Kurora’ do ta mbajë peshën e përbërësve dhe ka më pak gjasa që ato të bien. Një njohës i vërtetë i hamburgerëve duhet t’i hajë gjithmonë kokëposhtë”, thotë Dukes.
Këtë mendim mbështetën disa persona të pasionuar pas këtij ushqimi:

“Përbërësit shijohen më lehtësisht kur një hamburger është i kthyer nga ana e kundërt. Gjuha do të ketë një kontakt me përbërësit para bukës, që është idealja”.

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721