INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini që këto janë plazhet me ujin më të pastër në botë [FOTO]

E dini që këto janë plazhet me ujin më të pastër në botë [FOTO]

Publikuar më: 16:52 23-07-2018

Edhe pse mund të mendoni se plazhi është thjesht plazh, disa plazhe janë më të mira se tjerat. Dhe përderisa disa njerëz merren me atë se sa e bardhë është rëra e një plazhi, apo sa pemë palma gjenden afër, uji i pastër është elementi kryesor i cili i tërheq vizitorët.

Disa nga plazhet me ujin më të pastër në botë janë këto:

Navagio Bay, Zakynthos, Greqi

Si një nga plazhet më të njohura në Greqi, në gjirin Navagio mund të shkoni vetëm përmes varkës apo anijes. Ndryshe njihet edhe si “Plazhi i Anijes së Shkatërruar”, dhe këtu vizitorët kanë mundësinë të shohin pjesët e mbetura të një anije të shkatërruar nga viti 1980.

1-470.jpg

Zamami, Okinawa, Japoni

Zhytja në ujërat transparent të ishullit Zamami është diçka që nuk ju bën t’ju ikë gjatë kësaj jete!

2-146.jpg

Ishulli Boracay, Palawan, Filipine

Ishulli Boracay është renditur si ishulli më i mirë në botë në vitin 2016 nga Conde Nast Traveler, dhe shumë lehtë mund ta shihni se përse ky ishull ka marrë çmimin e më të mirit. Plazhi i Bardhë, pra plazhi më i njohur i Boracayt, është i njohur për rërën e bukur të bardhë dhe ujin e kaltër të pastër i cili është ideal për zhytje.

3-111.jpg

Isla Perro (Ishulli i qenit), San Blas, Panama

Ujërat kristal të kaltër të Isla Perros janë sikur një pishinë gjigante, dhe njihen si një nga vendet më të mira për zhytje në San Blas, Panama.

4-87.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038387775421143