Fejesa e tyre ishte aq e papritur saqë i surprizoi të gjithë. Vetëm tre muaj pasi i dha fund sërish lidhejs me dashurinë e tij të parë Selenën, u rilidh me një nga ish të dashurat, modelen Hailey Baldëin. Jo vetëm kaq, por ai i porpozoi asaj fejesë duke lënë të kuptohej se e kishte vërtet seriozisht këtë herë. Që nga momenti kur bëri publike fejesën e cila u reazilua gjatë udhëtimit të tyre në Bahamas, vëmendja u përqëndrua edhe tek unaza gjigande. TMZ zbulon detaje rreth saj duke thënë se Bieber shpenzoi rreth gjysëm milioni dollarë për unazën 6-10 karat. Ndërkohë që thuajse të gjithë kanë menduar se e vetmja femër të cilën Justin mund të propozonte ndonjëherë, do të ishte Selena, ai i la të gjithë ‘jelenasit’ pa fjalë.