IN SPORT
Ja çmimi qesharak e një medalje ari e fituar në Rio 2016

Ja çmimi qesharak e një medalje ari e fituar në Rio 2016

Publikuar më: 12:22 16-08-2016

Medalja që peshon 500 gram është e gjitha prej ari, por në fakt nuk është kështu. Që prej vitit 1912, medaljet nuk janë më 100% prej floriri, përkundrazi. Prej vitesh në medaljet që u vihen në qafë sportistëve fitues futen përbërës të tjerë. E vitet e fundit, medaljet olimpike janë bërë edhe me material të ricikluar, duke u përpjekur që të jepet një mesazh për njerëzit.

Të fitosh një medalje të artë në Olimpiadë është një arritje e madhe për një sportist, por ajo absolutisht nuk të pasuron. Medaljet që kanë varur në qafë sportistët fitues në “Rio 2016” kanë vetëm 1.2% ar, ndërsa pjesa tjetër është argjend i ricikluar. Ndaj dhe një medalje e artë në Olimpiadën braziliane kushton vetëm 587 dollarë. Në Lojërat Olimpike të “Rio 2016” do të jepen 5130 medalje në total.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003856897354126