I keni blerë ndonjëherë vetes dhuratë për ditëlindje?
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi feston sot ditëlindjen e saj të 24-ërt. Kjo ditëlindje e ka gjetur Erën në Gjermani, ndërkohë që po bëhet gati për t’u nisur për në Rusi ku do të përformojë në natën finale të Botërorit.
Por në këtë ditëlindje ajo ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë mjaft të bukur, që mesa duket e pëlqen jashtë mase. Në një postim Era ka treguar se ka dalë për shooping dhe ka blerë një palë atlete të reja, pikërisht të firmës Chanel, por më pas ajo ka treguar edhe disa çanta të tjera pas shoppingut dhe sigurisht që janë marka të shtrenjta që çdo femër do i donte.
Kushedi sa gjëra të tjera ka blerë.