Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren dhe këngëtaren e njohur Luana Vjollcën pasi feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Duke qenë se ka shumë fansa, sigurisht që s’mund të mungonin urimet e shumta në drejtim të saj, por urimi më i bukur ndoshta është ai i Marinës.
Kjo e fundit publikoi një foto të Luanës ndërsa shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime?”
Ky urim ka emocionuar pa masë Luanën e cila me një koment falenderon Marinën për fjalët e ëmbla:
Jet boll më emocionovee se plasaa ? TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”.
Por pavarësisht kësaj, me një foto në Instagram Luana na tregoi se paska rezervuar një surprizë në orën 18:00. Ndoshta është një këngë e re dhe duhet ta pranojmë që është treguar shumë e zgjuar që do ta publikojë në këtë ditë të veçantë ku e gjithë vemendja është te ajo.