Ditën e sotme trashëgimtarja e 'Top Medias', feston ditëlindjen. Ka qenë i dashuri i saj, Vis Bajraktari ai i cili në orët e para të ditës së sotme e ka uruar Lorin me një dedikim shumë romantik, pikërisht me një pjesë të këngës së Gashit dhe French Montana.
“Zemra më del jashtë kontrollit kur të shoh”, ka shkruar ai pranë fotos, ku Lori është ulur pranë prehrit.
Gëzimin e madh për këtë romancë të bukur të Lorit dhe Visit e kanë shprehur edhe motrat e bloggeres, Sara dhe Redia.
Në foton e Visit me Lorin kanë komentuar që të dyja, teksa nuk ngurrojnë të shprehin admirimin për ta.
Sara shkruan:
Shi Visi shi ❤ "Ndërsa Redia komenton në një mënyrë më të veçantë duke komentuar vazhdimin e këngës që nisi Visi:
Të gjitha vajzat janë xheloze sepse ajo është shumë e ëmbël ?"