Artistja e njohur në botë me origjinë shqiptare feston sot ditëlindjen.
Dhe ndërkohë që fama e saj ka marrë përmasa gjigande, në moshë ajo mbetet ende një vajzë shumë e re. Dua ka mbushur sot 22 vjeç dhe duhet thënë që sot duket shumë më e rritur se rreth 2 vite më parë kur u njohëm me talentin e saj. Ndoshta janë sukseset që e kanë zhvilluar shumë profesionalisht Dua-n, duke e bërë sot një emër të konfirmuar të muzikës pavarësisht moshës së saj të re. Dhe po të mendosh që tani sapo e ka filluar karrierën, nuk është shumë e vështirë të dalësh në përfundimin që këngëtaren bukuroshe e presin gjëra edhe shumë më të mëdha.