Një inxhiniere e lartë e NASA-s ka thënë se personi i parë që do të vendosë këmbët në Mars duhet të jetë një grua.
Allison McIntyre vuri në dukje se 12 personat që kanë ecur në Hënë ishin burra.
Ajo thekson se nw planetin e kuq misionet e para duhet tw drejtohen nga femrat. Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli që kur Rusia dërgoi femrën e parë në hapësirë dhe 40 vite që kur NASA zgjodhi astronauten e parë femër.
Por ende nuk ka qenë një grua në Hënë, dhe ato mbeten nën përfaqësim në industritë e shkencës dhe inxhinierisë në të dy anët e Atlantikut.
McIntyre ka qenë me NASA-n për gati 30 vite dhe ka parë ndryshime të mëdha gjatë kësaj kohe.
“Drejtori im i qendrës ka qenë një grua, shefi im i ndarjes së divisionit ka qenë grua, kemi astronautë femra por ende nuk kemi një grua në Hënë dhe mendoj se personi i parë në Mars duhet të jetë një grua,”- tha ajo.