INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinim që duhani është i keq, por obeziteti qënka edhe më i rrezikshëm për prekjen nga kanceri

E dinim që duhani është i keq, por obeziteti qënka edhe më i rrezikshëm për prekjen nga kanceri

Publikuar më: 10:57 04-07-2019

Obeziteti shkakton më shumë raste të prekur nga kanceri sesa pirja e duhanit. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Britani. Ekspertët thotë se kanceri që prek zorrët, veshkat apo mëlçinë, ka më shumë gjasa të shkaktohet nga mbipesha se sa nga duhanpirja. Teksa normat e pirjes së duhanit po zvogëlohen, obeziteti po rritet dhe rreziku për shtim të rasteve me kancer është i madh.

Sipas studimeve tek obezët qelizat e yndyrës prodhojnë hormone shtesë dhe rrisin faktorët që bëjnë të mundur krijimin e qelizave kanceroze. Të jesh mbipeshë nuk do të thotë që një person që do të preket nga kanceri, por rrezikun për t’a aktivizuar atë është i mundshëm.
Është vërtetuar që 13 lloje të ndryshme kanceri janë të lidhura me obezitetin, ku mund të përmendim kancerin e gjirit, që kryesisht prek gratë pas menopauzës, kancerin e zorrëve, pankreasin, kancerin në mëlçi, veshka, stomakun, fshikëzën e tëmthit, kancerin në mitër, vezore, tiroide, kancerin e gjakut, si dhe tumoret e trurit.
Lidhja midis obezitetit dhe kancerit dallohet vetëm tek të rriturit.
Prof. Linda Bauld, ekspertja e parandalimit të kancerit tha se qeveria duhet të bëjë më shumë punë dhe të hartojnë politika për të trajtuar problemin e obezitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209