Dafina Zeqiri është padyshim një prej këngëtareve më të mira shqiptare dhe një prej më të komentuarave në showbizz-in shqiptar.
Më së shumti nga lidhjet romantike të Dafinës njihet ajo me Ledrin, por prej kohësh dyshja i ka dhënë fund lidhjes duke mbetur miq mjaft të mirë.
Mesa duket prej disa muajsh Dafina është ndarë dhe nga partneri i saj më i fundit Jose, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite.
Megjithëse dyshja dukej mjaft e lumtur, prej disa kohësh Dafinën nuk e kemi parë më në shoqërinë e Jose duke na lënë të dyshojmë se janë ndarë.
Deri më sot këngëtarja nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e saj, por postimi i fundit në Instastory tregon statusin e saj momental të lidhjes…
“Statusi im i fundit i lidhjes”, shkruan Dafina në foton e postuar ku duket dora e një njeriu kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë.
Mesa duket këngëtarja shqiptare është më beqare se kurrë dhe tani përkushtimi i vetëm është muzika.