Ata janë një ndër çiftet më jetëgjatë në showbizzin shqiptar dhe padiskutim shumë të dashur për publikun. Ermali dhe Ami janë prindër të dy fëmijëve, por edhe pse janë të martuar, Ami nuk e ka ndryshuar mbiemrin e saj të vajzërisë: Toska.
Arsyen për këtë e ka shpjeguar vet prezantuesja në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës duke thënë se ka 3 arsye se përse ajo nuk mban mbiemrin Mamaqi:
1- E para,sepse jetojmë në një botë ku jemi të lirë për zgjedhjet tona.
2- E dyta,sepse martesa erdhi në një moment që kisha krijuar një lloj identiteti, një imazh timin.
3- E treta, sepse e kemi vendosur të dy me konsensus.