Bjondina bukuroshe me emrin Ira Seferi dhe aktori i “Portokalli” u martuan në një ceremoni me shumë të ftuar, ndër të cilët edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, kurse e ftuar speciale për të kënduar ishte Kejsi Tola.
Megjithatë, ajo që nuk mund të largohej pa kënduar qe Aurela Gaçe, e cila postoi në Instagram momente nga dasma kur s’u përmbajt pa ia marrë këngës.
Por, Aurela zbuloi edhe një detaj që nuk e dinim për Irën, e cila studimet e shkollës së lartë i ka përfunduar në Durrës e megjithatë, origjina e saj është nga Dibra.
“Isha e ftuar si një nga mikeshat e Gazit, e s’mund të rrija pa ia bërë qejfin nuses dibrane”, shkruajti Aurela.