INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Gjendja e flokut tuaj tregon shumë për shëndetin

E dinit? Gjendja e flokut tuaj tregon shumë për shëndetin

Publikuar më: 12:33 21-05-2019

Është e mrekullueshme se si çdo pjesë e trupit tonë është e lidhur me tjetrën. Kur njëra s’është në ekuilibrin e duhur, ndikon medoemos tek tjetra. Dhe shenjat që diçka s’po shkon mirë me shëndetin tuaj janë pafund. Sot, do të merremi me atë çfarë tregojnë flokët.

Ç’lidhje kanë ato me pjesën tjetër të trupit?

1. Mund të keni probleme me tiroidet

Folikulat e flokëve rregullohen nga hormoni i tiroides prandaj një nivel i ulët i këtij hormoni bën që folikulat të mos rigjenerohen. Kjo çon në rënien e flokëve ose dobësim të dendësisë. Nëse shihni që flokët tuaj po dobësohen, apo këputen fare lehtë, mendoni për gjendrën e tiroides dhe kontrrollojeni atë.

2. Trupi juaj ka mungesë hekuri.

Këtë ua tregon rënia e flokëve. Hekuri është shumë i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm, prandaj nëse shihni që pas dushit mungojnë shumë flokë, kujdes. Mund të jetë një shenjë paralajmëruese e anemisë.

3. Çfarë po ha, nuk mjafton!

Dieta ushqimore luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e flokëve tuaj. Nëse ju mungon shkëlqimi në flokë, është padyshim faji i gjërave që konsumoni. Përpiquni të mos i ndaheni frutave dhe perimeve nëse doni t’i ktheni sërish në jetë flokët tuaj.

4.  Mund t’ju duhet të pini më shumë ujë!

Kryefjala është hidratimi! Nëse i doni flokët tuaj, hidratohuni gjatë gjithë ditës. E dini pse fundet e flokëve këputen kollaj? Sepse s’pini ujë sa duhet!

Edhe nëse doni flokë të gjatë, sekreti është sërish uji, shkruan Anabel.

5. Mund të keni ndryshime hormonale

Ndryshimet hormonale gjatë jetës reflektojnë në flokët tuaj.  Shtatzënia, periudha pas lindjes apo menopauza janë të gjitha ndryshime hormonale që kanë ndikimin e tyre tek flokët tanë.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766