Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t'u admiruar dhe për t’u fotografuar. Nëse këtë të parën mund ta bëni, të dytën nuk e keni aq të lehtë. Ndoshta, ju nuk e keni imagjinuar ndonjëherë që disa nga pamjet më të fotografuara në botë, e kanë të ndaluar shkrepjen e tyre. Se për cilat vende e kemi fjalën, shikoni më poshtë:
Kulla Eifel
Kulla Eifel është një nga pamjet më të fotografuara në botë. Megjithatë, ekzistojnë disa kufizime. Ndriçimi i natës është një lloj arti dhe i mbrojtur nga ligji i autorit. Pra, në të vërtetë është e ndaluar t’i bëni fotot e kullës pa leje me shkrim. Nëse jeni një fotograf jo profesionist dhe bëni foto vetëm për për përdorim personal, nuk keni nevojë për leje.
Kështjella Neuschwanstein
Nuk është e lehtë t’i bëni fotografi kësaj kështjelle romantike në Gjermani. Për shkak të rregullave të sigurisë, ju lejohet të vizitoni kështjellën vetëm gjatë turit 35-minutësh me një udhërrëfyes dhe fotografimi dhe videot brenda janë të ndaluara.
Taj Mahal
Një nga mrekullitë moderne të botës mund të fotografohet sa herë të doni, por vetëm nga jashtë. Brenda, edhe fotot janë të ndaluara. Gjithashtu, nuk mund të hani, të bëni zhurmë ose të pini duhan në Taj Mahal, sipas revistaclass. Gjithashtu edhe celulari duhet të jetë i fikur ose pa zile.
Westminster Abbey
Ndalohet fotogrami brenda. Ky ndalim, vjen për shkak se shkrepja e fotove, nuk i lejon njerëzit të gëzojnë bukuritë unike dhe historinë e Abbey.
Mauzoleumi i Leninit
Sot, Mauzoleumi i Leninit nuk është aq i popullarizuar në mesin e turistëve ashtu siç ishte dikur, por turistët që hyjnë brenda nuk lejohen të bëjnë foto të Leninit.