INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit që ka qenë futbollist i këtij ekipi gjerman? Njihuni me 10 sekretet e Julian Dedës, do të befasoheni! [FOTO]

E dinit që ka qenë futbollist i këtij ekipi gjerman? Njihuni me 10 sekretet e Julian Dedës, do të befasoheni! [FOTO]

Publikuar më: 19:04 28-06-2018

Julian Deda është një ndër aktorët më të mirë komedianë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Prej vitesh e kemi parë në spektakle të ndryshme humori, por edhe pse na ka dhuruar shumë batuta, 10 sekrete nuk na i paska treguar. Mirëpo aktori shkodran ka rrëfyer për revistaëho.com 10 gjërat që nuk dini për të e ajo çfarë na çuditi është fakti që ka qenë i federuar në një skuadër futbolli në Gjermani

1.Kam qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani.

2.Nuk e ha pastiçon. Nuk e kam ngrënë kurrë ndaj dhe nuk ja di fare shijen.

3.Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

4.Korrektësinë e kam sëmundje. Nuk flas me një ish-shok të ngushtë vetëm se nuk ishte i përpiktë në orare.

5.Në vitin 1997 isha 16 vjeç dhe kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov.

6.Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetë. Vetëm aktor.

7.Jam neglizhent ne larjen e makinës. Makina ime mund të rrijë pa u larë me muaj. Rekordi 4 muaj.

8.Në moshën 6 vjeçare, duke luajtur poshtë pallatit në Shkodër, jam djegur keq fare në prush në të dyja këmbët. Sot nuk kam asnjë shenjë të kësaj djegie.

9.Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve nga viti 2000-2004, pra në 4 vjet nuk kam asnjë mungesë. Me pak fjalë kam frekuentuar 100% të mësimit.

10.Kam probleme me gjilpërat dhe me dhurimin e gjakut, më zë. Herën e fundit në 2008 më ra të fikët. Që atëherë nuk bëj më.

 

spiel.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0046348571777344