Dhimbja ndikon në shëndetin tonë.
Studimi i fundit nga studiuesit e Teksasit ka vërejtur se tek vejushat ekziston 40% më shumë mundësi të vdesin në gjashtë muajt e parë pasi kanë humbur bashkëshortin. Ata kanë vënë re nivelet e larta të inflamacionit e cila ngadalëson ritmet e zemrës dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Bota mbajti frymën kur ish presidenti George W Bush shfaqi shenja të dështimit të shëndetit vetëm disa javë pas vdekjes së gruas së tij, ish zonja e parë Barbara Bush. Bush tani po shërohet nga frika shëndetësore, por rasti i tij nuk është i izoluar.
Tani, hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo lidhje midis shëndetit të dobët dhe humbjes së fundit nuk është thjesht një rastësi, por mund të ketë një shpjegim biologjik. Gjithashtu edhe idea e pasojave shëndetësore të një zemre të thyer nuk është e re.
Studiuesit nga Universiteti Rajs në Teksas analizuan shëndetin e 32 individëve që kishin humbur bashkëshortin brenda një mesatareje prej 89 ditësh nga fillimi i studimit
Ata vunë re se tek këta përsona, përveç indikacioneve fizike të shëndetit të dobët, nivelet e simptomave depresive ishin 20% më të larta.
Zemra nuk funksionon mirë dhe barkushja e majtë dobësohet dhe nuk mund të pompojë gjak në tërë trupin në mënyrë efektive.