Shkëmbimi i mesazheve me njerëz të ndryshëm është pjesë e përditshmërisë tashmë.
Por dhe sms-shkruesi ndahen në disa kategori. Ndiqni:
-Ai që dashuron emojit dhe çdo gjendje të tij emocionale apo çdo mendim e shoqëron me një të tillë.
-“Fantazma” quhet ai karakter, që i lexon mesazhet tuaja por nuk reagon dhe nuk kthen asnjë përgjigje.
-I shpejti. Personazhi që një mesazh të vetëm e ndan ne disa pjesë dhe I nis të gjitha njëra pas tjetrës.
-I përgjumuri. Ai që do kohën e vetë për të kthyer një përgjigje. Kjo kohë mund të përfshijë edhe 4 orë, 5 ose ndoshta dhe më shumë.
-Shkrimtari. Karakteri i cili një diçka shumë të vogël që mund të marrë 1 ose 2 fjali i kthen në një shkrim shumë të gjatë. Këtë të fundit ditët e sotme po e quajmë roman.