Ronela Hajati ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko kush luan” dhe sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte lojërave ngacmuese. Kohët e fundit është përfolur në media për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, por nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
Nuk e dimë nëse e mbani mend, por para disa javësh, në emisionin “Top Shoë”, ajo i quajti meshkujt shqiptarë injorantë dhe nisur nga kjo, Edi Manushi i bëri bëri një lojë ku Ronela duhet të zgjidhte midis disa meshkujve.
Në fillim Ronela zgjodhi Lorik Canën në të gjitha zgjedhjet që iu vunë përpara, madje duke përjashtuar Ledri Vulën, Noizyn etj. Por kur në ekran doli Young Zerka, Ronela i habiti të gjithë kur zgjodhi atë dhe mbajti këtë zgjedhje deri në fund duke mos e zëvendësuar Zerkën as me Blerim Destanin, as me Nik Xhelilajn, as me Bekim Balajn etj.
Edhe kur në ekran doli Stine me të cilin Ronela ka qenë në një lidhje vite më parë, këngëtarja sërish deri në fund mbeti me Zerkën si zgjedhjen e preferuar.