Të gjithë e dimë që ushqimi që na serviret në avion, nuk ka ndonjë shije të madhe. Por ndoshta nuk e dini sesa jo i ushqyeshëm është.
Kur jeni 10.000 metra lartësi në ajër dhe diapazoni juaj i lëvizjes është i kufizuar, ka vetëm disa aktivitete që mund të bëni gjatë kohës së fluturimit, njëri prej tyre është të hani.
Nëse dikush ju hedh padashje ushqimin në fytyrë, ose në karrocën që ecn lart e poshtë gjatë udhëtimit 10 orësh, me siguri do të dëshironit të zbrisnit menjëherë që aty.
Fluturimet janë mjedisi ideal për ngrënie pa menduar," thotë Mike Roussell, Ph.D. këshilltar i ushqimit për shëndetin. Mërzitja, lodhja dhe qasja në opsionet jo të shëndetshme mund të dobësojnë edhe personat që stresohen më pak.
Por vjen një lajm i mirë. Sipas Charles Platkin, Ph.D, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Politikave të Ushqimit të Kolegjit Hunter dhe redaktor i DietDetective.com, numri mesatar i kalorive për artikull në një menu në fluturim është 405 , gjë që nuk është edhe aq e tmerrshme .
Lajmi i keq: nëse përpiqesh të kesh një dietë, do të duhet të krijosh një plan para se të blesh.