INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Zbuloni se çfarë tregon forma e mjekrës për karakterin që keni

E dinit? Zbuloni se çfarë tregon forma e mjekrës për karakterin që keni

Publikuar më: 15:30 09-09-2021

Mund të zbuloni shumë për karakterin nëse shikoni trupin e një personi. Ndoshta keni dëgjuar tashmë për atë që tregojnë duart ose thonjtë për ju, por a e dini se mjekra mund t’ju ndihmojë të njihni veten më mirë?

Pra, çfarë prisni? Merrni një pasqyrë dhe shikoni mjekrën tuaj. A është katrore apo e rrumbullakosur? Shikoni foton, zgjidhni formën e mjekrës dhe lexoni çfarë thuhet për karakterin tuaj sipas “Italia Feed”.

1-Katrore
Njerëzit me mjekër katrore janë agresivë, të drejtpërdrejtë dhe kokëfortë. Ata nuk dinë të shprehin emocionet e tyre. Janë shumë krenarë dhe shpesh ofendojnë të tjerët.

2-E shkurtër ose e ngushtë
Njerëzit me mjekër të tillë janë të zgjuar dhe mendjemprehtë. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre dhe kanë një natyrë kritike dhe neurotike. Vetë-analiza nuk është e mirë për ta.

3-E gjatë
Njerëzit me mjekër të gjatë janë besnikë, të qetë dhe miqësorë. Zakonisht ata kanë një familje të madhe.

4-Të rrumbullakosura
Njerëzit me mjekër të rrumbullakët janë pozitivë dhe shumë emocionalë. Ata duhet të punojnë shumë herët në jetë për të shijuar lumturinë më vonë.

5-Të dalë përpara
Njerëzit me mjekër të dalë përpara janë plot vetëbesim. Ata punojnë vazhdimisht dhe nuk dinë të gjejnë balancën mes jetës profesionale dhe asaj private.

6-E drejtë dhe e mprehtë
Njerëzit me këtë mjekër janë të njohur dhe fitojnë para lehtë. Fatkeqësisht, shumë janë të pavendosur.

Article Logic
Execution time: 0.00337815284729