Treguan në publik se si dashuria e tyre u kurorëzua me fejesë dhe për më shumë, bashkëpunuan duke sjellë klipe në tregun muzikor.
Në postimet e fundit në Instagram, nga Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kemi parë momentet nga prapaskenat e xhirimeve dhe të thuash të drejtën, jane momente gazmore siç zakonisht ndodh off record.
Në një skenë goxha gazmore të realizuar nga Mimoza me të vërtetë që do të qeshni.
Ajo shfaqet pranë partnerit të saj me një palë syze në dorë, të cilat vendos t'i pastrojë në këmishën e tij.
"Tu i pastru syzet me këmishën ideale."- ka shkruar Mimoza me shaka në videon që e ka publikuar edhe në Instastory.