INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E denoncoi! Pasi publikoi fotot me Anën në shtrat dhe bëri lëmsh rrjetin, reagon publikisht Arjoni: Do të postoj një…

E denoncoi! Pasi publikoi fotot me Anën në shtrat dhe bëri lëmsh rrjetin, reagon publikisht Arjoni: Do të postoj një…

Publikuar më: 16:39 11-12-2020

Ana dhe Arioni janë bërë kryefjala e mediave këto dy ditë. Pas fotove ku ata të dy shihenin në shtrat nën shoqërinë e njëri tjetrit, Ana ka dalë në emision duke shpjeguar gjithçka me lot në sy, ndërsa Arjoni nuk është dukur, pavarësisht se është ftuar nga emisioni të flasë lidhur me çështjen.

“Nëse ka pasur një marrëdhënie intime, pse ka bërë një foto në gjumë, nëse ka foto të tjera t’i nxjerri të gjitha. Nuk isha në dijeni të këtyre fotove. Kur pata debatin me Arjonin ai më tha që do pendohesh që nuk do sillesh mirë me mua, më kërcënoi. Unë kam bërë dy denoncime një civil dhe një penal. Unë do e çoj këtë çështje deri në fund. Ai se di se sa e ka dëmtuar familjen time. Nuk gjej dot një përgjigje të saktë të kuptueshme për trurin se përse e bëri. Me sa di unë Arjoni ka motër vetë”, tha Ana.

Por pas gjithë zërave, së fundmi ka reaguar edhe Arjoni me një status ku tregon se foto është bërë në orën 9 dhe në datën 18 tetor.

“Përderisa kjo çështje do të trajtohet në tjetër zyrë, atëherë nuk mund të shpreheni në rrjetet sociale, por gjithsesi mendoj që meritoni një shpjegim. Do të postoj një video duke cekur ca pika të rëndësishme, pa u future në detaje dhe ju kërkoj ndjesë që video është italiasht”, shkruan Arjoni duke treguar detajet nga fotoja.

Se çfarë do të ndodhë, mbetet të presim në vijimësi.

arjon.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955