INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E drejta e autorit detyron Dhurata Dorën të ndryshojë klipin!

E drejta e autorit detyron Dhurata Dorën të ndryshojë klipin!

Publikuar më: 18:44 01-03-2016

Bashkëpunimi me Young Zerkën i ngriti të gjithë peshë duke i dhënë verës një nga këngët e preferuara shqip, ndërkohë që sot numëron plot 27 milionë klikime në YouTube. Megjithatë ai përmbante disa probleme të vogla që tashmë janë korrigjuar. Disa nga skenat e këngës energjike janë xhiruar përballë kopështit "Sotir Noka" në Durrës, ku Dhurata ka përdorur imazhet e fasadës së kopështit në klipin e saj. Këto imazhe tani nuk figurojnë më në klip.

    

Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim rrënjësor, pasi imazhet nuk janë prerëm, thjesht janë “mjegulluar” . Burime pranë intv.al bëjnë me dije se artistja suedeze Carolina Falkholt, e cila ka pikturuar fasadën e kopshtit ka kërkuar dëmshpërblim financiar për shfrytëzimin e krijimit të saj në klipin “A Bombi”. Duke parë rezultatin, që këto pamje janë “fshehur” në videon shumë të pëlqyer, do të thonim se nuk kanë arritur në një marrëveshje, por duket se është respektuar e drejta e autorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047290325164795