Ylli i muzikës zelandeze e kuptoi që bëri një gabim të madh dhe në raste të tilla rrjetet sociale nuk falin.
Lorde tashmë po tërhiqet nga komentet e saj të cilat e cilësonin miqësinë me Taylor Sëift të njëjtë si me një person që po vuan nga një sëmundje autoimuniteti. Këto fjalë e vunë artisten 20 vjeçare në qendër të uraganit pasi nuk u pëlqyen aspak nga fansat në rrjetet sociale. Diçka e tillë e shtyu Lorden që të kërkonte menjëherë falje duke u distancuar nga deklaratat e saj të mëparshme. “Nuk e përmenda Taylor-in, por megjithatë e dreqosa pasi ishte diçka vërtetë e pandjeshme. Më vjen keq.” ka shkruar ylli i hitit “Royals” në profilin e saj Twitter.