Vanity Fair’s 2018 Hollywood Issue ka publikuar ditën e djeshme numrin e radhës të revistës, në kopertinën e së cilës shkëlqejnë aktorët Oprah Winfrey, Nicole Kidman, Tom Hanks, Zendaya, Michael B. Jordan, Jessica Chastain, Claire Foy, Michael Shannon, Harrison Ford Gadot dhe Robert De Niro.
Por ajo që i ka habitur të gjithë është një problem i cili duket shumë qartë në kopertinë.
Reese Witherspoon ka tre këmbë.
Në pamje të parë duk se gjithçka është perfekte, kombinimi i ngjyrave, pozimi i aktorëve, por një sy më i vëmendshëm, që shkon përtej tyre, mundi të vinte re me lehtësi se aktorja e ‘Big Little Lies’ ka tre këmbë.
Ishin fansat syshqiponjë që vunë re këtë “anormali” në kopetrinën e Vanity Fair’s…
“Po përpiqem të kuptoj se sa këmbë ka Reese Witherspoon këtu…më ka shqetësuar këto 5 minuta”, shkruan një fans në Twitter.