INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ekzekutuan te dera e shtëpisë/ A është normale kjo që po bëjnë shqiptarët me INSTAGRAM-in e Jurgen Kurtit?! [FOTO]

E ekzekutuan te dera e shtëpisë/ A është normale kjo që po bëjnë shqiptarët me INSTAGRAM-in e Jurgen Kurtit?! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 19-03-2019

Jurgen Kurti është i riu që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një atentat të bërë në zonën e Sheshit Wilson kryeqytet, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje disa herë me pistoletë nga dy persona, të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

E gjithë Shqipëria u trondit, por diçka e pabesueshme ka ndodhur me rrjetet sociale të menaxherit të VIP-ave, shkruan intv.al

Pak pas momentit të ngjarjes Kurti në Instagram-in e tij kishte vetëm 6,466 ‘followers'. Ndjekësit e tij u rritën në mënyrë të frikshme. Nëse e shihni tani në Insta-n e tij janë rritur rreth 1 mijë ndjekës dhe tani ka 7,410 ndjekës. intv.al u tregon këtë gjë nëpërmjet fotove më poshtë.

a01d49fa-4de5-4d94-8585-de203c434087.jpg

Ky fenomen mbetet i pashpjegueshëm, pasi ky i të ndjerit Kurti nuk është rasti i vetëm ku vërehet kjo tendencë. Kujtojmë se i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me yje botërorë si Avicii apo edhe XXXTentacion, të cilit pas vdekjes iu rritën mbi 5 milion ndjekës dhe albumi i tij u shit pamasë.

Nuk dimë ç'emër t'i vendosim këtij fenomeni, por vetëm mund të pyesim veten: A është normale kjo gjë?/intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311