INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma e Beatrix bën reagimin e papritur për lidhjen e vajzës së saj: Donaldin s’po e lënë rehat xhelozët e Borës…

E ëma e Beatrix bën reagimin e papritur për lidhjen e vajzës së saj: Donaldin s’po e lënë rehat xhelozët e Borës…

Publikuar më: 15:31 15-12-2021

Lidhja e Donaldit dhe Beatrix po ngjall gjithnjë e më shumë komente dhe diskutime si në publik ashtu edhe mes banorëve. Shumë prej tyre kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre është vetëm për efekt loje dhe do përfundojë sapo të dalin jashtë.

Antigona Ramosaj, mamaja e Beatrix ka reaguar në Instagram duke ripostuar me ndjekësit e saj reagimin e faqes “Lolita” ku mes tjerash përmendet edhe Bora, duke bërë që për të parën herë, tërthorazi apo direkt, nëna e Beatrix ta zë në gojë prezantuesen.

“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj” – thuhet ndër të tjera në reagim.

antigona.png

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934