INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma e Rita Orës ka një mesazh të fortë për të gjitha gratë për 8 mars[VIDEO]

E ëma e Rita Orës ka një mesazh të fortë për të gjitha gratë për 8 mars[VIDEO]

Publikuar më: 15:39 08-03-2018

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ka qenë sot pjesë e një projekti të ndërtuar nga “Ambasada shqiptare” në Londër, në kuadër të festave të 7-8 marsit.

Vera Ora u ka drejtuar një mesazh inkurajimi të gjitha grave shqiptare në Britani, duke folur për betejën e saj me kancerin e gjirit.

“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, ju drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare, kujdesuni për shëndetin tuaj. Bëni rregullisht kontroll paraprak. Sot jam e lumtur që e kam përballuar këtë sfidë dhe jam duke mbështetur e orientuar drejt rrugës ndërkombëtare vajzën time Rita Orën. Gruaja shqiptare në Britani, krenohem me ty.” Është shprehur Vera Ora në video e “Ambasadës shqiptare” në Londër.

Ndiqeni mesazhin e Vera Orës në minutën 3.54

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583