INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma e saj feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën dedikimin e veçantë, flet edhe SHQIP [FOTO]

E ëma e saj feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën dedikimin e veçantë, flet edhe SHQIP [FOTO]

Publikuar më: 17:40 28-06-2018

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare e cila numëron shumë hite dhe shumë çmime ndërkombëtare.

Në familjen e saj sot ka festë pasi nëna e Duas, Anesa feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte një urim i këngëtares shqiptare.

Dua ka zgjedhur tri fotografi me të ëmën si dhe i ka thurur disa fjalë të bukura, disa prej tyre në gjuhën shqipe.

“Urime ditlindjen Nënë! Prej teje jam kjo që jam. Faleminderit që më do mua, që kujdesesh për mua dhe që je gjithmonë pranë meje. Faleminderit që je mikja ime më e mirë. Faleminderit për sinqeritetin e plotë dhe rrugën e drejtë, faleminderit që më ke mësuar të jem e pavarur dhe që të kem mendjen gjithnjë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për neve dhe që vazhdon ende të jesh e tillë për gjithë familjen. Të dua më shumë se fjalët që mund të them! Të dua nana edhe 100 tjera! ”, ka shkruar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268