INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma e Selena Gomez del kundër romancës me The Weeknd: Është influencë e keqe!

E ëma e Selena Gomez del kundër romancës me The Weeknd: Është influencë e keqe!

Publikuar më: 20:39 01-03-2017

Telashe në parajsë?!

Nëse e ëma e saj e ka marrë seriozisht këtë muhabet, mesa duket do të kemi një ndarje të parakohshme mes Selena Gomez dhe The Weeknd, bën me dije revista “Life  & Style”. Fatkeqësisht, Abel Tesfaye, nuk ka aprovimin e Mandy, nënës së Selenës, është shprehur një burim i afërt me këngëtaren 24 vjeçare. Po pse?!

“Mandy ka dëgjuar ato fjalët e pista dhe ato rreth drogës në këngët e The Weeknd, dhe nuk ka dëshirë që vajza e saj të dalë me të. Mandy e ka takuar Abel dhe mendon se është një person i sjellshëm, por nuk mendon se ndikon për mirë te Selena, përkundrazi. Ajo po ushtron presion te vajza e saj, duke i thënë që duhet të ndahet nga ai”, tha burimi për “Life & Style”

Mami Mandy, Selena është vajzë e rritur tashmë, dhe mund t’i marrë vetë vendimet rreth dashurisë! 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002