INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëndërroni edhe ju? Në një ditë këto vajza të thjeshta kthehen në modele profesioniste [VIDEO]

E ëndërroni edhe ju? Në një ditë këto vajza të thjeshta kthehen në modele profesioniste [VIDEO]

Publikuar më: 19:45 26-06-2018

Emisioni më i ri në INTv ka filluar dhe bëhet fjalë për “VIP Room”, i cili do të transmetohet çdo të martë në orën 17:00 duke filluar nga dita e sotme. Sot ka qenë puntata e parë dhe disa prej jush, që mund ta keni humbur këtë episod, ju lindin pyetje: Po ato vajzat, vërtet nuk ishin modele profesionale? Ç’ndodhi? 

Çdo puntatë do të përzgjidhen 3 vajza nga e përditshmja, kështu ndodhi edhe në episodin e parë. Vajza të thjeshta dhe jo modele, por me pasionin e madh drejt fushës së modës, u përzgjodhën për të qenë pjesë e emisionit. Fillimisht ato shkuan bashkë me stilisten e emisionit, për të gjetur veshjet e duhura që ju duheshin në butikun e zgjedhur nga stafi i “VIP Room”.
Më pas vajzat bashkë me moderatorin Bledis dhe fotografin Sonny.K.Elson shkrepën disa foto në Tiranë dhe më pas u drejtuan drejt portit të Durrësit për të realizuar setin tjetër fotografik. Aty ku vajzat fillimisht u grimuan në natyrë dhe më pas nisën me pozimin para kamerës.

1e08bb7d-aeae-4d95-8e86-91e58a125c77.jpg

f2271708-7447-4fee-bedf-22cf572d164b.jpg

48edc3c5-2a00-4c9a-9ec7-a98a88e2b9ea.jpg

Ajo ç'ka bëri përshtypje ishte se një prej vajzave tregoi që edhe pse nuk është një modele profesioniste, ajo ka marrë pjesë në disa konkurse dhe ka vënë re se ekziston një paragjykim te ky profesion. Fotot vazhduan edhe gjate një udhetimi me anije në detin e Durrësit, madje koha premtoi që vajzat të pozojnë edhe me një veshje tjetër. Por e gjithë puntata nuk mund të mbyllej pa një fituese mes 3 vajzave. Për fituesen padyshim nuk do të mungojnë surprizat dhe dhuratat!

Mos harroni të na ndiqni, çdo të martë në orën 17:00 vetëm në INTv.

 

A post shared by IN Life (@inlife.al) on

 

a8d15a80-6007-440a-89f2-e6c4e7bf70e3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0042848587036133