INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E famshme e famshme, por Rihanna sapo na rrëfeu pengun e adoleshencës së saj, këtë këshillë mbajeni vath në vesh! [FOTO]

E famshme e famshme, por Rihanna sapo na rrëfeu pengun e adoleshencës së saj, këtë këshillë mbajeni vath në vesh! [FOTO]

Publikuar më: 10:24 16-09-2018

RiRi duket se tashmë po fokusohet më shumë tek biznesi sesa tek muzika. Pas produkteve kozmetike, këngëtarja ka lançuar edhe linjë veshjesh. Ndërsa së fundmi ka hedhur në treg edhe linjën e të brendshmeve seksi ‘Savage X Fenty’. 30 vjeçarja shpesh i reklamon edhe vetë me anë të postimeve në Instagram dhe javën e shkuar mbajti sfilatën e “Savage&Fenty”, në javën e modës në Neë York, këtë javë organizoi “Diamond Ball”, si dhe festoi 1-vjetorin e “Fenty Beauty”.

Shumë aktivitete, saqë të gjithë në jo pak raste kemi menduar nëse Rihanna ka kohë apo jo të flejë.

Mirëpo duket se këtë fakt këngëtarja e vuan edhe vet dhe e ka pohuar edhe në një intervistë të dhënë për “E!News”. E pyetur se çfarë këshille do t’i jepte vetes adoleshente nëse të do të mundte, dhe ndërsa të gjithë do të mendonim se do të thoshte “ndiq zemrën”, Rihanna dha një përgjigje mëse të qartë dhe të thjeshtë.

rein.jpg

 

“Fli sepse s’do të flesh dot më në të njëzetat apo tridhjetat, kështu si nisën të tridhjetat e mia…”, është përgjigjur Rihanna.

Mirëpo pavarësisht angazhimeve të shumta dhe jetës tepër aktive, ajo ndihet e lumtur për sukseset e saj.

“Jeta ime ka qenë stresuese këto kohë, por kështu më pëlqen. Dua të bëj gjëra. Mërzitem në të kundërt, prandaj e mbaj veten të zënë me punë”, ka përfunduar Rihanna.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223