E gjithë bota e di se si Kim Kardashian u bë e famshme prej një videoje pornografike që realizoi në vitin 2007 me reperin Ray J.
E gjithë bota përveç atyre që nuk iu është lejuar ta shohin, fëmijëve. Për këtë arsye, kur djali i mikeshës së saj të ngushtë, vogëlushi Sid e pyeti zonjën Big Booty se pse është e famshme, ajo mbeti pafjalë. Kim nuk dinte se ç’përgjigje t’i kthente dhe e kaloi situatën duke luajtur rolin e budallaçkës, me një “nuk e di” të thjeshtë. Mamaja e djaloshit kurioz u përpoq që ta nxirrte nga situatë, por edhe të mos e mashtronte djalin e saj duke thënë se zonja K është e famshme pasi ka “të pasme të mëdha”. Në fakt, as për këtë nuk e dimë se sa e këshillueshme është t’ia thuash një fëmije. Megjtihatë, Kim bën mirë që të sajojë një përgjigje më të zgjuar dhe bindëse pasi herën tjetër ata që pyesin mund të jenë vogëlushët e saj, North dhe Saint.