Don Xhon padyshim është senzacioni i kohës së fundit, i cili krahas talentit në muzikë, çdo ditë merr vëmendje edhe me publikimin e detajeve interesante nga jeta e tij.
Fama e tij ka kaluar kufijtë dhe kemi parë parë disa pamje ku vajza nga bota kanë shprehur hapur simpatinë për të duke realizuar edhe tatuazhe me emrin e Don Xhon.
Njëra nga to që është shprehur e “çmendur” pas reperit nga Drenica, është modelja ruso-koreane, Ariana Li- Rey.
Me të artisti duket se mban kontakte të vazhdueshme madje ai ka publikuar edhe një pjesë të bisedës me të.
Në audio dëgjohet modelja duke i thënë: “të dua Xhonatan Isufi im” në gjuhen ruse”.
Po ashtu, modelja e ka ftuar atë në Rusi dhe është shprehur haptazi që e dashuron reperin shqiptar.