Ylli i Little Mix ka fituar mbështetjen e fansave pasi u ka treguar atyre diçka që nuk është e thjeshtë për t’u treguar.
Perrie Edwards ka nxjerrë shenjën e frikshme që ka në bark si pasojë e një operacioni të cilit i është nënshtruar kur ishte e vogël. Bukuroshja 23 vjeçare ka ndarë shenjën me 6.3 milionë fansat e saj në Instagram, të cilët nuk kishin asgjë për të thënë përveç lavdërimeve të panumërta. Ndjekësit e përkushtuar menjëherë i thanë heroinës së tyre se ajo ishte “e guximshme, fanastike dhe frymëzuese” për të gjithë ata. Këngëtarja britanike iu nënshtrua operacionit për të zgjeruar ezofagun e saj për arsye se nuk mundej që të treste ushqimin siç duhej.