Nuk mungojnë rastet kur personazhet e famshme i krahasojnë me figura të animuara nga personazhet e filmave multiplikativë për fëmijë.
Një rast i këtillë nuk ka munguar edhe për moderatoren seksi Luana Vjollca e cila njihet në publik për linjat e saj bombastike.
Së fundmi Luana ka publikuar në Instastory një foto ku krahasohet me personazhin e animuar Elsa ose e njohur dhe si "Mbretëresha e Dëborës".
Seksi, e fortë, i di mirë fuqitë e saj dhe pëlqen ta ndjekin të gjithë. Përtej pamjes së ëmbël dhe lajkatare të princesësh Elsa ose ndryshe të “Mbretëreshës së Dëborës” shfaqet një shpirt impulsive për t’i arritur gjërat në kohë rekord dhe për të dominuar mbi gjithçka.
Luana Vjollca në një kohë shumë të shkurtër është kthyer ne fenomen dhe kjo për një arsye të vetme: “Ajo i njeh pikat e forta dhe të dobëta të vetes e zgjedh me zgjuarsi si të imponohet e të dominojë siç ajo ka më shumë qejf”, shkruhet në foto e postuar nga Luana Vjollca.