INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme ajo që policia gjen në shtëpinë e Michael Jackson [FOTO]

E frikshme ajo që policia gjen në shtëpinë e Michael Jackson [FOTO]

Publikuar më: 11:57 21-06-2016

Kjo nuk do t’iu pëlqejë aspak fansave të mbretit të muzikës Pop.

Raportet e policisë të publikuara së fundmi tregojnë se i ndjeri Michael Jackson ka grumbulluar një koleksion të  madh  pornografie në fermën e tij Neverland. Në raportin policor thuhet se në dhomën e gjumit dhe në banjën e Jackson, ishin gjendur së paku shtatë materiale që shfaqnin djem të vegjël, të zhveshur , në pozicione perverse  si dhe  drogëra.  Këto materiale janë gjetur nga policia në nëntor të vitit 2003 kur kishin kërkuar në shtëpinë e këngëtarit të ndjerë, i cili asokohe ndodhej në Las Vegas. Pas dëshmive të zbuluara, policia lëshoi urdhër-arrest, ndërsa Jackson u dorëzua vet në polici kur u kthye në Kaliforni .

“Një pjesë e madhe e këtij materiali është shfrytëzuar për t’i bërë fëmijët të pandjeshëm, në mënyrë që Michael pastaj t’i merrte një nga një me vete në shtrat. Kemi identifikuar pesë djem, të cilët kanë bërë akuza për abuzim seksual. Unë nuk kam dyshim se Michael ishte fajtor për ngacmim seksual”, ka deklaruar një hetues policie.

Megjithatë, Jackson ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2005, pasi kishte arritur marrëveshje me familjet e fëmijëve duke u paguar mbi 25 milionë dollarë dhe akuzat u tërhoqën. Pas përfundimit të gjyqit, ku rrezikonte 20 vjet burg nëse shpallej fajtor, ai u largua drejt Bahrainit. Michael u kthye në SHBA në vitin 2009 kur po përgatitej për turneun e ri muzikor, por u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor të atij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213